Kryeministri Edi Rama gjatë takimit në bashkinë e Kolonjës ku u fol për rezultatet e prekshme të punës atje dhe për sfidat e kësaj epoke të re kërcënimi për botën ku jetojmë, ka deklaruar se nga raporti i CIA-s del që PD është financuar nga paratë ruse për të rrëzuar qeverinë dhe për të fituar zgjedhjet. Duke folur për situatën e vështirë që është krijuar për shkak të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, Rama tha “ne kemi përballë një aleancë politike e cila është në shërbim të parave ruse, Kur ne dolëm dhe thamë disa kohë përpara se PD u financua nga paratë ruse për të rrëzuar qeverinë tonë në zgjedhjet e shkuara, shumëkush filloi të përqeshte, ndërkohë që të tjerë që ju i ndiqni për fat të keq nëpër klubet e mbrëmjeve të komenteve dhe TV, së bashku me ata që morën këto para, thanë se kjo është një sajesë e Edi Ramës dhe Sorosit. Mirëpo ç’na doli? Na doli nga raporti i CIA-s, se PD është financuar nga paratë ruse për të rrëzuar qeverinë tonë dhe për të fituar zgjedhjet, ka saktësuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …