Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi në Kuvend se, jemi përballë faktit kuptimplotë që kjo shumicë parlamentare po bën rritjen më të lartë historike të pagave dhe po bën kapërcimin e madh, të shumëpritur dhe shumë dëshiruar dhe për të cilin jemi përpjekur, këmbëngulur dhe duruar jashtëzakonisht shumë përballë situatave të papritura, befasive dhe fatkeqësive që nuk i kemi sjellë, por na kanë zgjedhur ne”. Në fjalën e tij në Kuvend, Rama tha se, “Shqipëria me një pagë mesatare 900 euro është një Shqipëri tjetër. Këtë Shqipëri kemi çdo ditë, çdo javë, çdo vit që e ndërtojmë. Sot jam shumë i lehtësuar, sepse vijmë për të kaluar një projekt, të cilin kemi dashur ta kalojmë vite më parë dhe për të cilin kemi luftuar çdo ditë të këtyre viteve. E kemi marrë këtë vend kur tabela e klasifikimit ishte si vijon: 259 euro paga mesatare, ndërkohë që Kosova e kishte 444 euro, Maqedonia e Veriut e kishte 504 euro, Serbia e kishte 537 euro dhe Mali i Zi e kishte 726 euro. Kemi qenë jo thjesht të fundit, por të fundit me diferencë, theksoi Rama. Sot tabela është si vijon: Kosova 504 euro, Maqedonia e Veriut 705 euro, Serbia 763 euro, Bosnjë-Hercegovina 890 dhe Mali i Zi 792 euro dhe me votimin e sotëm i hapim rrugë një procesi që në harkun e këtij viti që vjen, në prillin e ardhshëm na çon në 900 euro pagë mesatare, saktësoi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …