Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i pyetur nga gazetarët për kaosin e shkaktuar nga disa prej deputetëve të opozitës në Kuvend, të cilët kërkojnë ngritjen e komisioneve hetimore, tha se nuk do të ketë negociata të mazhorancës me një person të shpallur non-grata. Këtë e kemi thënë që ditën e parë dhe nuk është e re. Non-grata dhe zëdhënësit e tij që kanë marrë përsipër që për një hall krejtësisht personal me drejtësinë e re të kthejnë parlamentin në një shesh për të bërë përshesh dhe i gëzohen faktit që ndezja deri dhe e flakës në sallën e parlamentit merr dhënë në të gjithë mediat e huaja. Kjo sjell gjë tjetër përveç shkarravitjes së imazhit të Shqipërisë. Janë në të drejtën e tyre të bëjnë zgjedhjet e tyre, parlamenti ka rregullat dhe kufizimet e veta”, u shpreh Rama. Kryeministri mes të tjerash tha se grupi i punës së ngritur nga PS ka kryer një studim mbi mënyrën sesi funksionojnë komisionet hetimore të BE, konkretisht të Gjermanisë dhe shtoi se Shqipëria mbante numrin rekord të komisioneve hetimore të ngritura në Ballkan dhe vendet e Bashkimit Europian. Sipas tij, nuk është i mundur krijimi i një komisioni hetimor kundër rregullave që përcakton kushtetuta dhe theksoi se ndër vite, këto komisione nuk kanë prodhuar asgjë pasi sipas tij bazohen në thashetheme.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …