Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke kujtuar 24-vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe hyrjen e 50 mijë ushtarëve të NATO-s, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti lidhur me situatën aktuale në të cilën gjendet vendi. Pikërisht sot është dita për të reflektuar thellë e për ta nxjerrë Kosovën nga qorrsokaku ku e ka futur grindja absurde me aleatët! Kosova duhet të dalë patjetër prej kësaj pozite me dialog jo me policë, me ide konkrete jo me propagandë, me miq të mirë jo me keqtrajtim të miqve!”, ka shkruar Rama. Atë po e fajëson e tërë bota demokratike – në pyetje nuk është fati i tij, por i tërë Kosovës. Nuk është fati i Albin Kurtit sot në lojë, është fati i Kosovës në tërësi. Unë dua vetëm suksesin e Albin Kurtit e Qeverisë së tij por nuk mund të rri më duke parë në kushtet kur realisht ajo që shoh duhet ndarë me të gjithë sepse është një kërcënim shumë i madh që nuk i vjen Kosovës nga Serbia, por i vjen nga reduktimi i marrëdhënieve me aleatët në një nivel ku e humbura më e madhe është Kosova. Unë nuk e sulmoj Albin Kurtin, atë e fajëson bota e tërë demokratike dhe kjo mua më shkakton vetëm keqardhje sepse nuk shoh pse duhet të ndodhi kështu, ka saktësuar Edi Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …