Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka sqaruar deklaratën e tij në ditën e Pavarësisë së Kosovës për një kryetar të përbashkët për Kosovën dhe Shqipërinë. Bëhet fjalë për një deklaratë e cila ka shkaktuar shumë debate, disa duke e “mbështetur” e disa duke e “kundërshtuar” idenë e tij. Ishte një fjali e lirë e cila u shkëput nga konteksti dhe kthye në një program politik. Në fjalën e atij rasti, i lejova vetes që të vrapoj me imagjinatë, se si mund të jetë 20-vjetori i Pavarësisë së Kosovës. Është sport kombëtar, por edhe ndërkombëtar, që shkëputet një fjali nga konteksti dhe pastaj bëhet një histori. Por besoj se askush nuk më ndalon të imagjinoj. Sa i përket pastaj artikulimit, se si kjo mund të ndodhë nga ana legjislative imagjinata ime nuk ka shkuar deri aty”, ka deklaruar kryeministri Rama për Top Channel, duke përzier seriozitetin e imagjinatën edhe pse ato të dyja nuk shkojnë bashkë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …