Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi nga Berlini se është shumë e rëndësishme që t’i fryjmë të gjithë erërave të paqes dhe të bashkëpunimit në rajon dhe të mbajmë sa më shumë bashkë Ballkanin Perëndimor. Në kontekstin e luftës në Ukrainë, Kryeministri Rama iu përgjigj pyetjes së një gazetari nëse shqetësohet për armatimin e Serbisë në këtë situatë. “Nuk jam i shqetësuar për armatimin në fjalë, sepse nuk shoh arsye për t’u shqetësuar sot për sot dhe besoj që është shumë e rëndësishme që t’i fryjmë të gjithë erërave të paqes dhe të bashkëpunimit në rajon, dhe patjetër është shumë e rëndësishme që të mbajmë sa më shumë bashkë, Ballkanin Perëndimor, edhe me ndihmën dhe mbështetjen e aleatëve tanë strategjikë, ku Gjermania ka një rol jashtëzakonisht të posaçëm. Nuk shoh se si një sistem mbrojtjeje nga raketat mund të jetë shqetësues për ne”, tha Rama. (ATSH)
