Edi

Edi Rama: Pavarësisht se kush është në krye të Qeverisë, Kosova duhet të zbatojë zotimet ndërkombëtare, madje edhe Asociacionin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur edhe njëherë lidhur me anulimin e  mbledhjes së përbashkët të dy qeverive Kosovë-Shqipëri, që duhej të mbahen në Prizren. Duke bërë fjalë për procesin e dialogut dhe raportet e Kosovës me Serbinë, Edi Rama saktësoi se nuk është penduar që e ka ndërmarrë këtë veprim të njëanshëm. Ai madje thotë se do ta bënte edhe njëqind herë të tjera nëse arsyeja do të ishte e njëjtë. Shqipëria është një anëtar serioz dhe përgjegjës i komunitetit euroatlantik edhe kur duhet të pozicionohet në raport me gabimet e veta, e jo më kur duhet të pozicionohet në raport me gabimet e Kosovës. Rama tha se nuk e shihte si të duhur kohën që Kosova e Shqipëria të hidhnin valle dyshe, në Prizren, derisa Kosova u ndëshkua nga partnerët e saj ndërkombëtarë. Ai do të ishte momenti më i gabuar për të hedhur një valle dyshe shpatash në Prizren, në ndërkohën kur Kosova duhet të ishte në anën e të ardhmes, krah për krah me aleatët e saj strategjikë, e jo në anën e të shkuarës, prej ku ushqehen edhe teoritë helmuese të konspiracionit shqiptaro-madh. Edi Rama ka thënë se pavarësisht se kush është në krye të Qeverisë, Kosova duhet të zbatojë zotimet ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe Asociacionin. Qeveritë venë e vinë, por shtetet serioze nuk venë e vinë në zotimet e tyre ndërkombëtare, të cilat duhet t i përmbushin.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …