Kryeministri, Edi Rama ka thënë se do ketë disa shkurtime nё buxhetin e shtetit pёr tё siguruar fondet pёr planin e masave lidhur me pёrballimin e situatёs nga kriza qё po shkakton mbyllja e aktivitetit tё bizneseve dhe pagat e punonjёsve qё iu duhet të vetëizolohen. Njё pjesё e fondeve ёshtё marrё nga koncesionet e parashikuara, tha ai, rreth 17 milionё dollarë. Ai tha se prej dy javësh një listë me nevojat e Shqipërisë ndodhet në tryezën e Erdogan, duke thënë se ndihma është e garantuar. “Unë kam folur me Presidentin e Turqisë, me të cilin jam në kontakt të vazhdueshëm dhe kjo nuk ёshtё sekret. Ne prej dy javësh, kemi vendosur në tavolinën e shtetit turk një listë me kërkesa për të mbuluar ato që ju thatë. Rama tha se “atë pjesën kritike, që duhet ta kemi të garantuar, ne e kemi të garantuar me Turqinë”.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …