Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se sot në mëngjes janë dorëzuar në Ministrinë e Jashtme të Kosovës, 13 marrëveshjet që ishin paraparë të nënshkruheshin në mbledhjen e dy qeverive më 14 qershor. Rama ka thënë se mbetet me shpresë se pas kësaj do të ketë takim me kryeministrin Kurti. Me firmosjen nga ana e Kosovës ato hyjnë menjëherë në fuqi. Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga Albin Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin sot pasdite, ka shkruar Edi Rama, duke ia plotësuar egon e sëmurë dhe kapricioze Albin Kurtit, i cili dështim pas dështimi me të gjithë aleatët e Kosovës, do të kënaqet se e mundi Edi Ramën dhe këtë “mundje” Kurti, mihalët, ferret, sveçlet, dimalët e përdalët do ta shënojnë si fitore historike.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …