Edi Rama

Edi Rama: Po të mos ishin Çabej, Aleks Buda dhe një sërë figurash të tjera, çfarë historie do mund të shkruanim ne sot

Kryeministri, Edi Rama, ishte i pranishëm në konferencën që u mbajt në kuadër të 50-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Në fjalën e tij, ai tha se Akademia ka një vlerë të madhe dhe është një institucion  që përfaqësoi dhe mbrojti me forcë interesin e lartë kombëtar të gjuhës shqipe. Jam i vetmi në këtë sallë pa asnjë titull shkencor. Për çdo njeri që merret me shkencë, termi Akademi ka një vlerë të madhe. Për ne Akademia ka qenë ëndërr. Si një institucion i ngritur mbi vlerat e krijuara nga Akademia e re e Voskopojës. Kaq e vërtetë është kjo, sa që kur vizitoja Akademinë e Shkencave pas ’90 dhe dëgjoja ato kërkëllitjet e parketit të vjetër më dukej sikur ishte Eqrem Çabej që rrotullohej në varr,  nga gjendja e mjeruar e atij institucioni. Një institucion që përfaqësoi dhe mbrojti me forcë interesin e lartë kombëtar të gjuhës shqipe. Nëse sot ne kemi një gjuhë të unifikuar dhe një gjuhë të shpëtuar, kjo i detyrohet në radhë të parë akademikëve të asaj kohe dhe asaj akademie shkencash që sot është në një përpjekje për tu kthyer në lartësinë që i takon.  Nëse nuk do kishte ekzistuar Çabej, Aleks Buda dhe një sërë figurash të tjera do ishim të paarmatosur në rrjedhën e gjithë debatit mes vendeve. Çfarë historie do mund të shkruanim ne sot. Ne kemi më shumë argumente sot për t’u përballur me botën si shqiptarë”, tha me tjerash,  Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …