Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur sot në Prishtinë për marrëveshjet e arritura dhe ato që janë në zbatim

Edi Rama: Policët e kidnapuar nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës duhet të kthehen sa më parë në shtëpitë e tyre

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se policët e kidnapuar nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës duhet të kthehen sa më parë në shtëpi. Ai ka thënë se janë të fokusuar 100 për qind në lirimin e tyre, ndërsa ka përmendur faktin që KFOR-i ende nuk ka dalë me konkluzione publike lidhur me vendndodhjen e tyre. Mesa duket KFOR-i nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tre policëve të Kosovës. Pavarësisht pretendimeve të ndryshme për vendndodhjen, ata duhet të kthehen sa më parë në shtëpi! Qysh dje ne jemi 100% të fokusuar tek lirimi i tyre!”, ka shkruar Rama. Tutje, ai ka thënë se nuk ka asnjë paralele mes tre policëve dhe personit me precedent kriminal të arrestuar nga Policia e Kosovës në veri.  “De-eskalimi mbetet prioriteti i prioriteteve dhe pikat e vendosura nga bashkësia euro-atlantike duhen përmbushur një orë e më parë”, ka përfunduar kryeministri shqiptar.

Kontrolloni gjithashtu

Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike

Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike

Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve …