Partia Popullore Evropiane i ka lëshuar një mesazh kumbues Shqipërisë për shtetin e së drejtës lidhur me rastin e Fredi Belerit. Ajo kërkon nga autoritetet shqiptare që të sigurojnë betimin e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarës, Fredi Beleri, pavarësisht nga çështja gjyqësore në pritje. Lidhur me këtë rezolutë, ka reaguar kryeministri i vendit Edi Rama, cili thekson edhe një herë se kjo çështje është në dorë të drejtësisë. Ata thonë u bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare”! Një thirrje pa specifikuar se cilat autoritete dhe, me siguri, pa u informuar se problemi në këtë rast nuk është rezultati i zgjedhjeve, por rezultati i gjykatave, të cilat tashmë e kanë refuzuar një kërkesë të tillë. Unë përdora “me siguri” sepse do të ishte vërtet tronditëse nëse Partia e madhe Popullore Evropiane do të miratonte një rezolutë të titulluar “Sundimi i Ligjit” për të kërkuar një rezultat të ndryshëm nga ai i vendosur nga Prokurori Special kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Gjykatat Speciale me të njëjtin emër. Këto institucione u krijuan me mbështetjen e plotë nga BE dhe SHBA dhe ndihmohen nga afër nga SHBA dhe BE në punën e tyre mbresëlënëse kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Rama vijon duke thënë se janë të gatshëm t’i japin informacionin e nevojshëm lidershipit të PPE.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …