leoni

Edi Rama; Qeveria do të regjistrojë në vend të gjithë fëmijët e prindërve që u regjistruan si shqiptarë të Kosovës, në Angli

Edi Rama; Qeveria do të regjistrojë në vend të gjithë fëmijët e prindërve që u regjistruan si shqiptarë të Kosovës, në Angli

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama,  në takimin me bashkatdhetarët në Londër, ka deklaruar se qeveria shqiptare do të ndërmarrë një nismë ligjore për regjistrimin në vend të të gjithë fëmijëve të prindërve që u regjistruan si shqiptarë të Kosovës në Angli. Rama është shprehur se disa ende sot kalojnë vështirësi burokratike për regjistrimin e fëmijëve në Shqipëri, pasi tjetër emër kanë në pasaportën angleze dhe tjetër duan të kenë në certifikatën e lindjes shqiptare. Disa prej jush, edhe këtu në Britani ju është dashur të fshehin identitetin e tyre, disa të bëjnë punë që nuk i kishin parë as në ëndrrën me të keqe kur morën rrugën për këtej. Ndërsa disa ende sot kalojnë vështirësi burokratike për regjistrimin e fëmijëve në Shqipëri, pasi tjetër emër kanë në pasaportën angleze, dhe tjetër duan të kenë në certifikatën e lindjes shqiptare. Ne do ta ndërmarrin së shpejti një nismë ligjore për regjistrimin pa telashe në Shqipëri të gjithë fëmijëve të prindërve që u regjistruan si kosovarë këtu në Angli. Do të vazhdojmë përpjekjet diplomatike pranë qeverisë së re britanike për t’ju munduar të gjithëve ju që keni një emër nga ajo kohë, rikthimin e emrit të nënës dhe babës në të gjitha rastet kur ju e dëshironi këtë dëshironi këtë”, ka thënë Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike

Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike

Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve …