Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste foli për zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në vitin 2025

Edi Rama: Qeveria ka bërë një plan tjetër për të frenuar vjedhjen e pensioneve nga sipërmarrësit

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi sot me pensionistë në Fier, tha se qeveria ka bërë një plan tjetër shumë agresiv për të frenuar vjedhjen e pensioneve nga sipërmarrësit, por edhe nga ata që janë punëmarrës, të cilët pranojnë të marrin para në dorë. Duke folur për reformën e re në skemën e pensioneve, kreu i qeverisë nënvizoi se është rritur me 300 mijë numri i kontribuesve në sigurimet shoqërore, por tashmë sfida është me deklarimin e plotë të pagave. E kemi rritur me afro 300 mijë numri e kontributsve në sigurimet shoqërore, sepse ishte për tokë. Tashmë është nga deklarimi jo i vërtetë i pagave. Mjafton të shohim se çfarë ndodh me turizmin dhe ndërtimin kur e dimë që janë në nivele të konsiderueshme se në gjithë rajonin, ndërkohë deklarimi i pagave është shumë i ulët. Këto para që janë për pensionistët janë një ngarkesë që mund ta heqin duke i shkelur syrin njëri-tjetrit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, paralajmëron rritje pagash në prag të fushatës zgjedhore, në janar të vitit 2025

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, paralajmëron rritje pagash në prag të fushatës zgjedhore, në janar …