Edi Rama

Edi Rama: Qeveria nuk ka hequr dorë nga vendosja e fashës 800 kilovat për sa i përket çmimit të energjisë elektrike

Gjatë inaugurimit të një blloku banesash për qytetarët e prekur nga tërmeti, kryeministri Rama ka thënë se tetori nuk është muaji më sfidues. Ai ka thënë se nëntori dhe dhjetori janë muaj më sfidues sa i përket çmimit të energjisë elektrike, andaj ka shtuar se shpreson që fasha të jetë një eksperiencë e cila përfundon me dhjetorin. “Jemi shumë të vendosur që ta mbajmë të paprekur çmimin e faturës së energjisë për abonentët familjarë dhe biznesin e vogël. Kjo nga njëra anë, ka rolin e vet në njëfarë frenimi të inflacionit. Kjo kërkon vetëdije që ai çmim që çdo abonent familjar ka në faturë, nuk është çmim real. Në faturat e energjisë ka dhe një shënim që me një shumëzim të thjeshtë të kuptojnë se cili është çmimi real i energjisë. Nëse ne patëm mundësi të shtyjmë, të mos e fusim që në tetor fashën 800 kilovat, duke i lehtësuar të gjithë, nevoja për energji u bë më e vogël se parashikimi, për shkak të kursimit dhe rënies së reshjeve, shkak gjë që bënë që të kemi më pak nevojë për importin. Ne po ndjekim një rrugë të guximshme, por edhe të rrezikshme dhe për të kaluar rrezikun duhet që të gjithë të jenë të vëmendshëm që të ju thonë fëmijëve të fikin dritën pasi të dalin nga dhoma”, ka porositur, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …