Edi Rama e uron Kosovën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të përfunduara me sukses

Edi Rama: Raportet dhe marrëdhëniet me Turqinë nuk përbëjnë asnjë lloj kërcënimi për Shqipërinë e Kosovën

Në një intervistë për “Ora News”, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, duke komentuar deklaratat e profesorit, David Phillips, i cili ka thënë se  Shqipëria e Kosova kërcënohen nga Turqia, saktëson se ai nuk i kërkon leje dhe nuk i jap llogari asnjë profesori dhe asnjë tjetri, sepse marrëdhëniet e Shqipërisë me Turqinë nuk përbëjnë në asnjë rast, kërcënim të sovranitetit dhe asnjë lloj kushtëzimi dhe profesori, që është një njohës jo i keq i çështjeve të rajonit, duhet ta mbajë mend që Turqia ka qenë i pari vend që ka njohur Kosovën e pavarur. Dhe deklarimi i pavarësisë në parlamentin e Kosovës është ndjekur nga qeveria turke dhe kryeministri i atëhershëm, presidenti i sotëm i Turqisë, Erdogan, në tryezën e qeverisë, në momentin që kur të deklarohet pavarësia, të ngrihet dora për të njohur Kosovën”, ka thënë Rama.

David Phillips e di shumë mirë që Shqipëria është një vend ku jetojnë të krishterë dhe myslimanë. Nëse të krishterët katolikë morën katedralen e tyre në Tiranë dhe nëse të krishterët ortodoksë morën katedralen e tyre në Tiranë, myslimanët e këtij vendi meritonin të kishin tempullin e tyre të barasvlershëm, as më të madh as më të vogël me këta tempuj të tjerë. “Besoj se është bërë gjëja e duhur. Sa i përket financimit, profesori duhet ta dijë se ky është një financim i dhënë nga Komuniteti Mysliman Turk dhënë Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe komunitetit mysliman nuk varet nga qeveria e Shqipërisë. Nuk merr leje nga kryeministri nëse merr apo jo financime, mjafton që financimet mos jenë nga terrorizmit. Me keqardhje them për profesorin se këto janë broçkulla. Më vjen për të vjellë kur dëgjoj këta profesorët këtu të kazanit mediatik që flasin për shantazhim të Evropës”, u shpreh Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …