Kryeministri, Edi Rama ka reaguar në lidhje me skenën e dhunës në Kuvendin e Kosovës, ku pati përleshje masive mes deputetëve të opozitës e pozitës. Ai ka shkruar se të tilla reagime në kuvend njollosin Kosovën dhe i bëjnë dëm asaj në sytë e aleatëve. Të mos jesh dakord me kryeministrin është demokratike, ta shprehësh kështu kundërshtinë është të njollosësh veten, zgjedhësit e tu dhe krejt shtetin me një turp që sot i bën dëm Kosovës edhe ndërkombëtarisht, më shumë se sa çfarëdo qëndrimi politik që po ia kundërshton kryeministrit! Imagjinojini si ndjehen aleatët dhe miqtë e pazëvendësueshëm të Kosovës e të shqiptarëve, kur shohin se si kapen për fyti shqiptarët, aty ku duhet të luftohet me ide e me fjalë, jo me sharje e me grushta! Uroj shumë që opozita të distancohet nga kjo sjellje dhe t’i shërbejë Kosovës me forcën e shembullit, jo me shembullin e forcës, shkruan Edi Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …