leoni

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se vendet e Ballkanit kanë një moment historik, ta shpien para një projekt dialogu

Edi Rama reagon ndaj vendimit të gjykatës speciale për Thaçin: Poshtërim i ri dhe farsë ndërkombëtare

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për të mos e lejuar ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, të marrë pjesë në varrimin e babait të tij. Rama e cilësoi këtë vendim si një “poshtërim të ri” dhe e kritikoi ashpër Gjykatën Speciale, duke e akuzuar për shndërrimin e drejtësisë ndërkombëtare në një farsë dhe shkeljen e të drejtave demokratike. “Një poshtërim i ri nga një tribunal i turpshëm dhe i paturpshëm, i cili e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në një farsë, të drejtat demokratike në fjalë boshe dhe vullnetin e mirë të Parlamentit të Kosovës në bumerangun më brutal!”– shkroi Rama. Ai theksoi se ky vendim është një dështim i vullnetit të mirë të Parlamentit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …