Edi Rama: Rruga euroatlantike e Kosovës s’ diskutohet, hezitimi për ta njohur nga të gjitha vendet e BE-së e NATO-s, nuk i përket së ardhmes

Edi Rama: Rruga euroatlantike e Kosovës s’ diskutohet, hezitimi për ta njohur nga të gjitha vendet e BE-së e NATO-s, nuk i përket së ardhmes

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një konferencë të përbashkët në Shkup me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë që drejtimi euroatlantik i Kosovës tashmë as që diskutohet, raporton “Euronews Albania”. “Kahja euroatlantike e Kosovës është jashtë çdo diskutimi, ndërsa hezitimi për ta njohur nga vendet e BE-së dhe NATO-s janë jehonë e një të shkuare që është gjithnjë e më pak relevante me të tashmen që ka sjellë sfida dhe kërkon më tepër unitet dhe vështrim strategjik. Kryeministri Edi Rama po ashtu ka thënë që është e padiskutueshme që paqja mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet vetëm përmes dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Limaj

Fatmir Limaj: Nuk i frikësohemi zgjedhjeve, institucionet duhet të formohen përmes marrëveshjeve politike

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se vendi ka nevojë urgjente për formimin …