Edi Rama

Edi Rama: Serbët mund të vijnë në Kosovë vetëm si turistë, por kurrë si zot të vendit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar lidhur me përpjekjet e hyrjes së trenit me mbishkrimet “Kosova është Serbi”. Në një postim të tij Rama  ka thënë se serbët mund të vijnë në Kosovë vetëm si turistë, por “kurrë si zot të vendit”. Ka mbaruar ajo pune, Kosova është shtet, nuk është krahine e Jugosllavisë e me Serbinë e lidh vetëm ndërtimi i të ardhmes së fqinjësisë mes dy shteteve, jo e shkuara rrënuese e serbomadhnisë! Serbia do ta vuaje atë te shkuar si makth deri kur ta njohë Kosovën dhe vetëm duke e njohur do të shpëtojë nga ai makth (që e shtyn hera – herës në marrëzira si kjo puna e trenit); ndërsa serbet e Beogradit në Kosove veç si turiste do të vijnë një ditë, po si zot te vendit s’vijnë dot më kurrën e kurrës. Këto lojërat me trena e me aeroplanë janë manovra politike, për hesape politike, po hesapi i lirisë e pavarësisë se Kosovës është kryer.

 

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …