Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është deklaruar para mediave pas takimit që pati me kryeministrin e vendit, Albin Kurti. Rama me këtë rast deklaroi se ndjehet mjaftë mirë që po viziton Prishtinën, pas përfundimit të asamblesë të OKB-së ku çështja e njohjes së Kosovës ishte një nga përparësitë e vizitës që pati në Nju-Jork. “Në radhë të parë është Serbia që duhet të njohë këtë realitet të pakthyeshëm dhe është për të ardhur keq që në vend të përparimit konkret të dialogut dhe çlirimit nga e shkuara sot jemi dëshmitarë të manovrave teatrale të ushtrisë së Serbisë në kufirin me shtetin sovran të Kosovës. Ato manovra nuk mbrojnë në fakt qytetarët në veri të Kosovës, siç pretendohet nga udhëheqja e Beogradit zyrtar, madje edhe nga disa fantazma gjeneralësh të ushtrisë së mundur në fushën e luftës më shumë se 20 vjet më parë që sikur kanë dalë nga varri me pretendimin që po mbrohet integriteti dhe siguria e qytetarëve serb në Kosovë. Fakt se qytetarët serb në Kosovë jetojnë të pakërcënuar nga askush madje ju paguhen edhe faturat e energjisë elektrike nga Qeveria këtu, si askujt askund jo vetëm në Ballkan, por edhe në botë”, tha Rama.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …