Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shprehu besimin se kryetari i Francës Emmanuel Macron do të udhëheqë një proces riangazhimi të Bashkimit Europian në funksion të ribashkimit të Evropës, për të ndërtuar dy binarë të një treni ku nga njëra anë çdo vend do të bëjë detyrat e shtëpisë, ndërkohë që BE do të vazhdojë përpjekjet për t’u reformuar së brendshmi. Në konferencën e përbashkët për shtyp me Presidentin e Francës Emmanuel Macron, i cili po zhvillon vizitën e parë në vendin tonë, Rama tha se pas një pritjeje të paktën shekullore në Shqipëri vjen për një vizitë bilaterale shefi i shtetit francez. “Në protokollin diplomatik fjala ‘i lumtur’ përdoret shpesh. E vërteta është që sa herë unë gjendem në një situatë si kjo, kur duhet shprehur kënaqësia për praninë e një miku të çmuar e evitoj fjalën i lumtur që sugjeron Ministria e Jashtme në fjalimet e mia dhe them ‘i kënaqur’. Ndërkohë që sot dëshiroj ta them me plot gojën që jam shumë i lumtur që jam në krah të Presidentit të Republikës së Francës jo në Paris, jo në Bruksel, jo në një tjetër kryeqytet të Evropës, por në Tiranë”, tha Rama. (ATSH)
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …