Edi Rama

Edi Rama: Shqipëria e përmbushi objektin para kohës së caktuar, duke i vaksinuar 500 mijë qytetarë kundër Covid-19

500 mijë qytetarë në vendin tonë janë vaksinuar me vaksinat kundër koronavirusit Covid-19. Objektivi për të vaksinuar gjysmë milionë banorë ishte deklaruar nga kryeministri Edi Rama, i cili kishte thënë se do të përmbyllej brenda muajit maj. Por vetë kreu i qeverisë thotë se ky zotim është përmbushur përpara afatit, teksa shton se do të vijojnë vaksinimet e qytetarëve për të arritur në shifrën e 1 milion. “29 ditë para afatit të bërë publik realizuam objektivin e 1/2 milionë vaksinimeve. Vazhdojmë pa u ndalur drejt objektivit 1 milion tani”, ka shkruar Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …