Edi Rama

Edi Rama: Shqipëria është peng i një bllokimi mes dy vendeve dhe kjo është nga ato situatat që BE-ja mund ta krijojë vetë

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama, në Konferencën e 18-të të Kryetarëve të Parlamenteve të Nismës Adriatike Joniane foli për ndryshimet që ka pësuar Shqipëria dhe rrugën drejt BE-së, të cilën e cilësoi proces neurotik. Ai tha se Shqipëria është peng i një bllokimi mes dy vendeve dhe tha se kjo është nga ato situata që BE mund ta krijojë vetë. “Për herë të parë, unë e di se shumica e pjesëmarrësve në këtë nismë, e keni organizuar një finale europiane të një lloji të caktuar. Por do të doja ta nisja me këtë thjesht për të theksuar faktin se ky eveniment ishte i pamundur të përfytyrohej vite më parë. Dua të shtoj se masa e transformimit tonë në këtë cep të botës pasi dolëm nga përvoja e tmerrshme e diktaturës. Pasqyron shumë masën e barrës sonë më pak bujare me ne. Kësisoj shtegu drejt së ardhmes është i vështirë. Por besoj te shndërrimi që kemi parë te vendi ynë, është i pashembullt kur bëhet fjalë për thellësinë dhe ndikimin real mbi vendet dhe mbi njerëzit. Kemi bërë një rrugë të gjatë, e një rrugë të gjatë kemi përpara këtu në Shqipëri, ku historia na ka diktuar apo na caktoi një izolim të vështirë dhe të spikatur dhe sidoqoftë shkalla e transformimit është e madhe. Siç e shoh unë mundësitë e të sotmes janë po kështu shumë të mëdha, ka saktësuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …