Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se Shqipëria i bashkohet thirrjes së Qeverisë amerikane për uljen e menjëhershme të tensioneve në kufirin Kosovë-Serbi. U bëj thirrje udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë që të veprojnë me përgjegjshmëri dhe pjekuri. Shqipëria është e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës, ka shkruar në një postim të tij kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pasi koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, shprehu shqetësimin e Uashingtonit, për dislokimin e trupave të Serbisë, në kufi me Kosovën.
