Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Shqipëria ka siguruar 500 mijë doza të vaksinës anti-Covid të kompanisë Pfizer dhe një pjesë të kësaj sasie e ka premtuar edhe për Kosovën. Ai përmes një adresimi të premten në mëngjes, tha se marrëveshja është zyrtarizuar dhe se dozat e para të vaksinës do të mbërrijnë këtë muaj. Sipas tij, 10.750 dozat e para do të mbërrijnë në fillim të javës së tretë të janarit, 30.250 doza të tjera në shkurt, kurse të tjerat sipas planit. Ai kritikoi BE-në që ka lënë anash vendet e Ballkanit në lidhje me furnizimin me vaksina anti-COVID. Në këtë hall përfshiu edhe Kosovën, por tha se Shqipëria do t’i bëjë zgjidhje. Do të ofrojë një sasi të vaksinave për të vaksinuar punëtorët shëndetësorë në Spitalin e Prishtinës. Ai tha se për këtë ka kontaktuar edhe institucionet kosovare në lidhje me numrin që kërkohet. Për qytetarët e Shqipërisë, tha se vaksina do të jetë falas.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …