Edi Rama

Edi Rama: Shqipëria nuk do të qëndrojë pas derës së Evropës dhe të qajë që ajo të hapet

Shqipëria nuk do të ‘qëndrojë pas derës së Evropës dhe të qajë’ që ajo të hapet”, i tha AFP-së, kryeministri Edi Rama duke theksuar se Tirana duhet të përqendrohet në të ardhmen e vet, pasi ‘Brukseli i zgjidh pyetjet me gjemba gjatë procesit të pranimit’. Brukseli prezantoi strategjinë e re për integrimin, por kryeministri Rama nuk është optimist. “Nuk pres asgjë” tha Rama. “Ne duhet të bëjmë gjërat që duhet të bëhen” pavarësisht nga vendimet në Bruksel, tha ai, duke shtuar se vendi nuk mund “të vazhdojë të jetojë me këtë ankth të pritjes për diçka që nuk është në duart tona”. “Ne nuk do të qëndrojmë te dera e Evropës dhe të qajmë. Ne nuk jemi në këtë rrugë sepse francezët ose gjermanët po na kërkojnë, por sepse është rruga e vetme e arsyeshme për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe për të ardhmen e këtij vendi. Europa po vuan, nuk funksionon ashtu siç duhet, është e qartë. Shqipëria bëri më shumë se çdo vend tjetër për hapjen e negociatave. Por vendi do të vazhdojë t’i bëjë detyrat e veta shtëpiake (sepse) ne nuk po i bëjmë ato për ta, ne po i bëjmë vetë”.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …