Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se vendet e Ballkanit kanë një moment historik, ta shpien para një projekt dialogu

Edi Rama: Shqipëria vendos vetë, për këtë ndalim, nuk mund të vendos algoritmi i Tik-Tok-ut

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas kërkesës së TikTok për “sqarime urgjente” në lidhje me vendimin e qeverisë për të ndaluar platformën për një vit. Në një deklaratë publike Edi Rama ka theksuar se Shqipëria merr vendime bazuar në interesat e saj dhe nuk ndikohet nga algoritmet e TikTok-ut. Ndalimi i TikTok-ut për të paktën një vit në Shqipëri nuk është një vendim i nxituar, por një veprim i bazuar në konsultime të gjera me komunitetet e prindërve në shkollat e vendit. Shqipëria vendos vetë, jo pronarët e algoritmit të TikTok-ut, shkroi Rama. Ai argumentoi se platforma paraqet një kërcënim serioz për fëmijët dhe rininë, duke shtuar se rreth 90% e prindërve në Shqipëri mbështesin ndalimin e saj. Rama vuri në dukje se vendimi nuk lidhet vetëm me një ngjarje specifike, por është pjesë e një qasjeje më të gjerë për të mbrojtur të rinjtë nga “humnerat e frikshme” të algoritmit. Nëse TikTok nuk merr masa për të mbrojtur fëmijët e Shqipërisë, atëherë Shqipëria do të marrë përgjegjësinë për të mbrojtur fëmijët e saj, përfundoi Rama, duke bërë thirrje për një reagim global ndaj sfidave që sjell kjo platformë për të rinjtë.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …