Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit vjetor të Këshillit Koordinues të Diasporës, e cilësoi votën e diasporës një mision jo i lehtë. Ai theksoi se ky proces kërkonte një vullnet që shkon përtej ndasive partiake. Më vjen mirë që mund tu themi shqiptarëve në diasporë që jeta e tyre është lehtësuar, në aspektin e shërbimeve konsullore, me dokumente dhe certifikata. Sot kemi shërbime të digjitalizuar. E-Albania është në shërim të gjithë qytetarëve dhe së shpejti, vitin e ardhshëm do të lansojmë modelin e ri të Inteligjencës Artificiale në këtë platformë, dhe asistenti që është në shkrim do të kthehet i gjallë. Do të kryejë gjithë procesin e dhënies së shërbimit. Nuk do të jetë një ndërveprim si ky i sotme, do të jetë një komunikim direkt me video-call, ku në praninë tënde asistenti do ta bëjë për ty shërbimin. Ky do të jetë asistenti në mos i parë, nga të parët, në Europë. Rama tha se shumë shtetas shqiptarë, po kërkojnë sërish shtetësinë shqiptare, pasi Gjermania hoqi dorë nga detyrimi për të pasur nënshtetësi unike.
