Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se situata në veri të Kosovës është shumë shqetësuese për sa i përket pozitës së saj te ndërkombëtarët. Ajo po tkurret në sytë e atyre që e krijuan si shtet. Situata po bëhet alarmante dhe unë nuk mund të qëndroj si spektator para kësaj gjendjeje. Kërcënim i Serbisë ka marrë fund në qershor të vitit 1999, por shqetësuese janë tonet ultimative të aleatëve që mund të sjellin pasoja. Sipas Edi Ramës, kërcënimi i Serbisë është një mision i mbyllur që përdoret nga politikanët në Kosovë për të bërë politike të brendshme. Jam i shqetësuar për tkurrjen dramatike të Kosovës dhe për tonet ultimative të aleatëve që mund të sjellë pasoja të pallogaritshme në shumë aspekte. Duke filluar nga pasojat e rritjes së numrit të trupave në Kosovë që do të thotë ulje e kapacitetit Sovran të Kosovës. Ose një gjë që do të thotë humbja e Kosovës në aspektin e humbjes së një shansi dhe një mundësie për të integruar plotësisht veriun në jetën e vet institucionale, duke hapur rrugën që të kalojë në kontrollin e trupave të huaja që do të ishte një gjë e tmerrshme për këto jam shumë i shqetësuar, ka saktësuar Edi Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …