leoni

Edi Rama, ka deklaruar në Bruksel se Gjykata Speciale në Hagë është krijuar në bazë të një raporti të mbushur plot me gjepura.

Edi Rama: Skuadra shqiptare në Bruksel do të krijojë përshtypje serioziteti dhe do të flitet për cilësinë e punës së saj

Kryeministri i Shqipërisë, Edi  Rama ka dalë sot në një konferencë për mediat me ekipin e negociatave me Bashkimin Evropian. Rama tha se tashmë misioni është që vendi të fitojë respektin në aspektin teknik, pas respektit politik që mori. “Është themelore që të garantojmë me punën, me seriozitetin, me cilësinë e materialeve, me cilësinë e komunikimit që Shqipëria të shikohet me respekt në çdo hap. Atë respekt të fituar në aspektin politik ta fitojmë edhe në aspektin teknik. Skuadra shqiptarë në Bruksel të krijojë përshtypje serioziteti dhe në Bruksel të flitet për cilësinë e punës së skuadrës shqiptare”, tha Rama. Kryeministri lavdëroi punën e deritanishme të ambasadorit Mazi dhe tha se me emërimin e Majlinda Dhukës procesi fiton një dimension të ri.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …