Edi Rama

Edi Rama: Srebrenica s’ mund të jetë letër për bojën e katranit të Shqipërisë, sikur është Berisha, thyerësi i embargos së Serbisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për mos-kalimin e rezolutës që njeh gjenocidin e kryer nga Serbia, në Srebrenicë. Për këtë rast  kryeministri Edi Rama ka fajësuar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe tha se ishte një lojë e ndyrë e tij. Rama theksoi se ata që e kritikojnë moskalimin e kësaj rezolute duhet të shohin përmbajtjen e tekstit të saj. Kreu i qeverisë shqiptare shtoi se “Srebrenica nuk mund të jetë letër për bojën e katranit të Shqipërisë”. “Lojë e ulët e një të shpalluri nga Amerika si i korruptuar dhe minues i demokracise, që njihet botërisht edhe si thyerësi i embargos ndaj Sllobodan Millosheviqit dhe që kapet deri edhe pas kockave të viktimave të kasapit të Beogradit, për t’u ringjallur nga varri i tij politik!”, ka shpjeguar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosje

VV pretendon se ka numrat për Qeverinë, por jo për kryeparlamentarin

Në prag të seancës së re të Kuvendit, deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka deklaruar …