Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për revistën “7” të gazetës italiane “Corriere della Sera”, shprehu ambicien e tij për ta çuar Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030. Rama vlerësoi progresin e bërë në vitin 2024, kur Shqipëria nisi negociatat me BE-në, duke e cilësuar këtë hap si një fitore të përbashkët të reformave të vendit. Ishte një vit i shënuar nga një psherëtimë lehtësimi, pasi më në fund jemi ulur në tryezën e negociatave për anëtarësim. Tani, sfida është të transformojmë Shqipërinë në një vend ku e kaluara nuk mund të marrë peng të ardhmen, deklaroi Rama. Pavarësisht tre mandateve radhazi si kryeministër që nga shtatori i vitit 2013, Rama tha se do të kërkojë me përulësi votën e qytetarëve më 11 maj 2025 për një mandat të katërt, duke vlerësuar mbështetjen aktuale si një moment të veçantë në karrierën e tij. Lidhur me të ardhmen e tij, Rama tha se shpreson për një jetë të qetë pas përfundimit të karrierës politike, ndërsa për momentin mbetet i përqendruar në udhëheqjen e vendit drejt objektivave të mëdha historike.
Kontrolloni gjithashtu
Presidentja e Maqedonisë, Gordana Siljanovska, nuk nënshkroi Dekretin lidhur me përdorimin e licencave dygjuhëshe në çerdhet e vendit
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, nuk ka nënshkruar Dekretin që parashikon përdorimin e …