Edi Rama theksoi se ndodhet në dilemë për të mbyllur aplikacionet TikTok dhe SnapChap në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për vrasjen e 14-vjeçarit në shkollën “Fan Noli” në Tiranë dy ditë më parë. Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, Rama theksoi se janë në dilemë për të mbyllur aplikacionet TikTok dhe SnapChap në Shqipëri. “Prej tre ditësh i madh e i vogël është tronditur nga vrasja makabër e një nxënësi 14 vjcar e gjithë dinamika nxjerr në pah kërcënimin permanent ku tik tok apo snap chat thithin përditë fëmijët që në moshat më të vogla. Autoriteti i prindërve apo mësuesve sfidohen orë e cast nga bota paralalele e këtyre rrjeteve ku nuk ka asnjë filtër, e deri shëndeti mendor vihen në pikëpyetje. Janë të vërteta që nuk është e vështirë të biem dakord. Garantimi i sigurisë së fëmijëve është përparësia e përparësive tona. Shumë shtete po përpiqen të vendosin filtra mbrojtjës, por pa rezultat. Jemi angazhuar në hulumtimin e kësaj problematike. Austria e Franca po diskuton vendosjen si kusht hapjen e një llogarie on line të fëmijëve. Por tej këtyre përpjekjeve, porblemi ende I hapur mbetet mungesa e një sistemi të zbatimit të tyre. Dilema jonë si qeveri është nëse duhet të provojmë edhe ne të ecim në drejtim të vendosjes së filtrave, kur në fakt efektiviteti i tyre është i ulët ndërsa stimujt e dhunës dhe bullizmit vetëm rriten, apo të ndërmarrim një masë drastike, për mbylljen e plotë të Tik Tok dhe Snap Chat. Do e hedhim për diskutim të gjerë, tha Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Ziadin Sela e ka konsideruar skandaloze deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me gjuhën shqipe

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Ziadin Sela e ka konsideruar  skandaloze …