Kryeministri, Edi Rama, ka dënuar agresionin ushtarak të Iranit me dronë dhe raketa, të ndërmarrë mbrëmjen e së shtunës kundër Izraelit. Me një reagim të tij ai dënon sulmin, sipas tij të paprecedentë kundër Izraelit, ndërsa shprehet se Shqipëria solidarizohet me popullin izraelit. Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin izraelit dhe mbështesim plotësisht përpjekjet e partnerëve tanë drejt de-përshkallëzimit. Shqipëria mbron përmbajtjen dhe thekson nevojën kritike për një armëpushim në Gaza, duke u siguruar që të gjithë pengjet të mund të kthehen të sigurt në shtëpi. Ashtu si deri tani asnjë fjalë nuk e foli Edi Rama për 33 mijë palestinezë të masakruar nga Izraeli e afër 100 mijë të plagosur dhe gjysmën e vendbanimeve të bombarduara e të shkatërruar. Vështirë të mendohet se me Edi Ramën e Bajram Begajn pajtohen shqiptarë liridashës, që kanë ndjenja njerëzore.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …