Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se e vetmja garanci për SPAK është ai vetë dhe Partia Socialiste, pas paralajmërimeve të Sali Berishës për shuarjen e Prokurorinë e Posaçme. Rama theksoi se Nëse SPAK do e kishte sjellë Amerika, tani që Amerika është tërheq nga kjo punë, do ta kishte marrë me vete në Amerikë. SPAK është në kushtet e një lufte të gjithanshme që, sipas tij, po i bëhet nga “këneta politike me në krye bufin plak”. “SPAK nuk është i Kushtetutës dhe Reformën në Drejtësi, tek kjo e fundit marr autorësinë së bashku me PS, besoj se jeni shumë më të qartë se ç’ ishit, tani edhe Amerika është tërhequr nga kjo punë. SPAK është këtu dhe ka vetëm 1 garanci. Po u them. E vetmja garanci për mbijetesën dhe shkuarjen përpara të SPAK në kushtet e kësaj lufte të gjithanshme, që i bëhet nga këneta politike me në krye bufin plak është PS dhe unë në krye të saj. rrotullojeni nga të doni Reformën në Drejtësi e kam bërë unë me Partinë Socialist, tha Edi Rama.
