Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një takim me prindërit dhe mësuesit ka folur për Planin e ri të masave për sigurinë në shkolla. Rama para të pranishmëve tha se tashmë është bërë një plan masash konkrete për bllokimin platformës, Tik Tok, për një vit, ndërkaq për ta mundësuar këtë do të duhen 6 deri në 8 javë. Tik Tok në Republikën e Shqipërisë nuk do të ketë. Pastaj gjatë vitit do të shikojmë si do të veprojnë vendet tjera… si do të reagojë vetë TikToku. Ne i kemi bërë të gjitha hulumtimet tona në aspektin teknologjik, duke filluar nga fillimi i vitit të ardhshëm dhe për 1 vit ne do ta mbyllim plotësisht, për të gjithë. Kjo është ajo që ne kemi për detyrë. Dua të shpreh publikisht këtu edhe si përgjigje për ata që deshën të nxjerrin përfitime absurde, nga tragjedia e një familje e humbja e një jete, duke ngritur gishtin e duke kërkuar përgjegjësi personale nga ministrja e Arsimit. Ministrja e Arsimit ka gjithë mbështetjen time dhe ashtu sikurse përmirësoi shërbimin shëndetësor, do të përmirësojë edhe sistemin arsimor”, tha mes tjerash, Edi Rama.
Kontrolloni gjithashtu
FBI-ja po e heton sulmin terrorist në Ibër-Lepenc, ka bërë të ditur ambasadori amerikan, Hovenier
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka bërë të ditur se FBI-ja po heton sulmin …