Edi

Edi Rama: Turp, Sali Berisha nuk e ka votuar rezolutën e Partisë Socialiste kundër raportit të Dik Martit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka falënderuar deputetët që kanë votuar rezolutën e Partisë Socialiste kundër raportit të Dick Martyt. Ndërsa për Sali Berishën, Rama ka shprehur neveri pasi ai nuk ka marrë pjesë në votimin e kësaj rezolute. Mosvotimi dje në Kuvend nga ana e të damkosurit si ‘non-grata’ Sali Berisha tanimë jo vetëm nga Amerika por edhe nga Anglia,  i rezolutës për hedhjen poshtë në mungesë totale provash të raportit të Dick Marty, është një tjetër arsye neverie për politikën pa din e iman të gjoja  patriotëve kundër Kosovës! Falënderim për të gjithë të tjerëve! Sa për dokrrat e tjera turbo patriotike, që e kanë kthyer politikën e jashtme të Kosovës në politikë të brendshme të Kosovës e Shqipërisë bashkë, Partia Socialiste e Shqipërisë as nuk i ka prodhuar as nuk i prodhon, as i ka çmuar e as i çmon ndryshe përveçse si kotësisht të dëmshme!”, ka shkruar kryeministri i Shqipërisë dhe në shumë segmente edhe kryeministri i të gjithë shqiptarëve, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …