Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarët në Elbasan të cilëve u ka bërë thirrje që të votojnë për kandidatin, Gledian Llatja, duke theksuar se kandidatët të cilët përfaqësojnë Metën dhe Berishën kanë qëllimin vetëm për të mbajtur peng bashkitë. Edi Rama u shpreh i bindur për fitoren e PS-së në shumicën e bashkive. Ai tha se do vijojnë investimet dhe projektet e propozuara, dhe nga ana tjetër ambiciet e Metës dhe Berishës për të fituar do zvogëlohen gjithmonë e më shumë. Një gjë është e sigurt pas 14 majit, të nesërmen fitorja e kryetarëve tanë të bashkive do jetë gjëja më e mirë që mund t’u ndodhë jo vetëm socialistëve. Qytetet do pastrohen, do vazhdojnë punën. Do vazhdojmë gjithë projektet e mëdha, do shtojmë numrin e turistëve që vijnë në këtë zonë, ku më parë nuk bëhej fjalë për turistë. Dhe non grata bashkë me florinin do shohin që do u zvogëlohen ambiciet. Dhe drejtësia që ka vonuar aq shumë për ta, çdo ditë e më shumë ka më pak shanse për të harruar”- tha Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …