Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ua ka ndaluar ministrave të kabinetit të tij qeveritar, të shkojnë në pushime jashtë Shqipërisë. Këtë e ka bërë të ditur vetë Rama përmes një postimi, ku ndër të tjera ka demantuar edhe mediet greke, të cilat kanë raportuar se kryeministri i Shqipërisë po i kryen pushimet në Greqi. Rama thotë se pushimet i kryen vetëm në Shqipëri, derisa ka shtuar se “ky do të jetë rregull edhe për ministrat”, edhe pse mediet në Greqi përhapin gënjeshtra se jam duke pushuar atje.
