Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në ditën e tij të dytë të vizitës zyrtare në Londër, ka zhvilluar një bashkëbisedim në Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Gjatë këtij bashkëbisedimi, Edi Rama është pyetur për fjalimin që kishte mbajtur në Asamblenë e Këshillit të Evropës për raportin e Dick Martyt, derisa pati një urim për presidentin ukrainas, Vlladimir Zelensky të mos e ketë fatin e ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi. “Është një kurth rus, kjo është e qartë dhe ju heq kapelën rusëve që kurthi i tyre vazhdon të funksionojë dhe gjithë komuniteti evropian, komuniteti demokratik po punon në bazë të një kurthi, sajese ruse. Dikush duhet të më thotë ku janë organet që janë hequr nga trupat dhe që janë trafikuar në perëndim. Nuk ka asnjë provë të asnjë lloj veprimtarie të këtij lloji. Ky raport është një turp për Këshillin e Evropës. Ky raport është turp për komunitetin evropian të vendeve që janë pjesë e Këshillit të Evropës. Sllobodan Millosheviqi u deklarua kriminel lufte, kishte një mandat arresti, ndërkohë që atëherë Hashim Thaçi u pagëzua si Xhorxh Uashingtoni i Kosovës. Kështu që ai ishte Zelensky i Kosovës atë kohë. Është në burg. Uroj që Zelensky të mos shkojë në burg një ditë me këtë logjikë për krime lufte. Të akuzosh për krime lufte dikë që ka udhëhequr një kryengritje kundër një agresori që kërkonte t’i spastronte etnikisht, kjo është absurde”, ka thënë kryeministri, Edi Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …