Turqia në përgatitje të teksteve shkollore për lëndën e gjuhës shqipe

Edi Rama: Viti 2024 u karakterizua nga një sërë iniciativash që synonin mbrojtjen dhe ruajtjen e gjuhës shqipe

Viti 2024 u shpall si “Viti i Gjuhës Shqipe”, një nismë e rëndësishme që thekson rëndësinë e arsimit dhe gjuhës shqipe në zhvillimin e identitetit kombëtar shqiptar. Kryeministri Edi Rama shpërndau në rrjetet sociale një përmbledhje të aktiviteteve kryesore të organizuara gjatë këtij viti, duke vlerësuar se ky vit ka vendosur piketa të reja për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe. Rama theksoi se “Ky vit i veçantë na dha mundësinë të reflektojmë mbi vlerën e gjuhës, si një pasuri e përbashkët që na lidh si popull, kudo që ndodhemi dhe të zhvillojmë më tej planet tona për mbështetjen e mësimit shqip në diasporë”. Viti 2024 u karakterizua nga një sërë iniciativash që synonin mbrojtjen dhe ruajtjen e gjuhës shqipe, përfshirë Konkursin Kombëtar të Gjuhës Shqipe, ku morën pjesë mbi 11 mijë nxënës të klasave të 9-ta nga e gjithë Shqipëria. Po ashtu, 4600 mësues të gjuhës shqipe u bënë pjesë e programit kombëtar të trajnimit, dhe u hartua libri i përbashkët “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”. Një tjetër nismë e rëndësishme ishte shpërndarja e mbi 15 mijë teksteve falas për nxënësit e diasporës, si pjesë e unifikimit të teksteve të mësimdhënies së gjuhës shqipe jashtë Shqipërisë. Po ashtu, gjatë vitit 2024 u zhvillua programi “Mësues për Greqinë” dhe u organizua një seminar për mësuesit e gjuhës shqipe në diasporë.

Kontrolloni gjithashtu

Kandidatja për deputete e PDK-së, Besa Ismaili, u ka bërë thirrje qytetarëve që ta mbështesin programin qeverisës të Bedri Hamzës

Kandidatja për deputete e PDK-së, Besa Ismaili, u ka bërë thirrje qytetarëve që ta mbështesin …