Edi Rama

Edi Rama: Votuam një kërkesë të SPAK-ut për të autorizuar arrestimin e një deputeti, me detyra të rëndësishme në qeveritë tona

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë  një deklaratë për opinionin publik pak orë pasi Kuvendi votoi pro heqjes së mandatit të deputetit,  Arben Ahmetajt, duke i hapur rrugë arrestimit të tij, pas kërkesës së SPAK-ut. Duke iu referuar lajmit se Ahmetaj është zyrtari më i lartë, për të cilin SPAK kërkon arrestimin pas hetimeve, kryeministri, Edi Rama foli për reformën në drejtësi, që tha se e ka mbështetur që në fillim. Më parë, nuk kishte ndodhur që një njeri me pushtet të dilte para drejtësisë si njeri i thjeshtë. Sot ne votuam një kërkesë të SPAK-ut për të autorizuar arrestimin e një deputeti, i cili ka mbuluar detyra të rëndësishme në qeveritë tona, si ministër dhe zëvendës-kryeministër! Ky i zyrtarit më të lartë shqiptar që deri më sot ka përfunduar në rrjetën hetimore të SPAK-ut, ishte një tjetër test për ne, si nismëtarët e Reformës në Drejtësi, kur ishim në opozitë, udhëheqësit e saj të vendosur kur erdhëm në qeveri dhe garantët e saj të palëkundur që kur Reforma u miratua e hyri në rrugën e zbatimit të saj. Kush më ka dëgjuar, qysh në krye të herës besoj duhet ta mbajë mend se e kam kërkuar me shumë ngulm këtë reformë. Ne  duam një përmbysje të sistemit të vjetër të drejtësisë, e kam menduar shumë mirë ç’ka flas dhe kam folur pikërisht atë që kam menduar. Para shqiptarëve që më  kanë besuar votën, nuk pajtohet me askënd që fut duart në xhepa për t u pasuruar ka thënë mes tjerash, kryeministri, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …