Edi Rama

Edi Rama: Zjarri juaj nuk ka çka i bën Qeverisë, por po i bën Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama,  ka reaguar për protestën e opozitës duke shprehur edhe  trishtimin që ngjalli te ai kjo protestë.  Ai thotë  se Shqipërisë po i bëhet dëm i madh. “Çfarë trishtimi kur një lider opozite me zë të ikur i thotë qeverisë, “Aman ik!”, ndërkohë që ata rrotull tij hedhin zjarr mbi godinën e saj! Uroj që atyre që shkojnë  pas kësaj politike qorre, t’iu hapen sytë  nga zjarri, i cili sipas tij nuk ka çka i bën Qeverisë, por dëmin po ia sjellë po Shqipërisë ka shkruar Rama në një postim të tij. Qëndrimi gjithnjë e më arrogant dhe i papërgjegjshëm i Edi Ramës po e nxit edhe më shumë opozitën në rrugë drejt shkatërrimit të vendit. Ai nuk ka forcë as vizion të ballafaqohet me një opozitë të tillë virulente, e cila hapur kritikohet nga “miqtë” e Shqipërisë në Perëndim, por mezi presin që e djathta e Sali Berishës të rikthehet në pushtet.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …