ETNO FEST

Edicioni i gjashtë i Etno Festit fillon nesër, më 14 shtator 2016, në orën 17.00

Edicioni i gjashtë i Etno Festit fillon me përurimin e 15 vëllimeve të projektit, “Eposi i Kreshnikëve” në 5 shtete të Ballkanit, 2012-2016. Bartës i projektit: Prof. Dr. Zymer Ujkan Neziri, Instituti Albanologjik i Prishtinës. Bashkëpunëtorë të projektit: Prof. Dr. Shaban Sinani, Tiranë, Prof. Dr. Zeqirja Neziri, Shkup, Prof. Dr. Begzad Baliu, Prishtinë, nga Instituti Albanologjik i Prishtinës: Prof. asoc. Dr. Bashkim Lajçi, Dr. sc. Albin Sadiku, Dr. sc. Vlorë Fetaj-Berisha. Bashkëpunëtorë- pjesëtarë jo të rregullt të projektit: Prof. Dr. Hamit Xhaferi, Fazli Hajrizi, Nebih Balaj, Anton Prenkoçaj;

Bashkëpunëtorë terreni: 88 dhe rreth 700 studentë; Ekspertë të jashtëm: Prof. Dr. David Elmer, Universiteti i Harvardit, Kembrixh, SHBA; Prof. Dr. Nicola Scaldaferri, Universiteti i Milanos, Itali.

Mbledhur dhe incizuar me kamerë: në Kosovë, Shqipëri, Mal i Zi (Malësi e Madhe, Krajë, Plavë e Guci), Ma¬qedoni Perëndimore (zona Kumanovë-Kërçovë), Serbi (Preshevë, Bujanoc e Medvegjë)

Këngëtarë e tregimtarë: 235; Njësi të evidencuara: 754; Njësi të shënuara: 509;

Sasia e vargjeve: 103 069 vargje, 440 këngë; Sasia e rreshtave: 2 679 rreshta, 69 tregime;

Sasia e minutave të incizuar me kamerë: 5 289 minuta; Incizimi me kamerë: Baton Z. Neziri

Qëllimi: Paraqitja e vlerave të Eposit të Kreshniëkëve, monumentit më të madh të poezisë gojore shqiptare, pasqyrimi i veçorive të tij autoktone, si dhe dokumentimi i tij në UNESCO si vlerë sublime gojore e trashëgimisë shpi¬r¬tërore të njerëzimit. Realizimi i tij mundëson që ky lloj i epikës gojore të studiohet dhe opinionit shkencor e kulturor të botës t’i ofrohet për pranim si pasuri e përbotshme dhe si e tillë të njihet si thesar botëror i kulturës. Duke e vlerësuar si pasuri të madhe kombëtare, ne shpresojmë se do të mbërrijmë që të dëshmojmë se epika legjendare shqiptare e llojit të kreshnikëve është një thesar botëror i kulturës dhe si e tillë, duke e marrë parasysh nismën e vitit 2009 nga epikologët shqiptarë të Prishtinës e të Tiranës, të regjistrohet në UNESCO dhe të konsiderohet thesar botëror i trashëgimisë etnokulturore.

Vlerësime:

Prof. David Elmer, Universiteti i Harvardit, Kembrixh, SHBA: Dr. Neziri njihet si autoriteti kryesor i epikës shqiptare. Ai është gjithashtu koleksionisti më ene¬rgjik dhe më pjellor dhe botues i këngëve epike shqiptare. Projekti në shqyrtim, sipas mendimit tim, është më mbresëlënësi dhe më i rëndësishmi në arritjet e tij deri më sot. Projekti i dr. Nezirit ka rëndësi të madhe, si për studimin e drejtë të epikës shqiptare, ashtu edhe për studimin e traditave epike evropiane në përgjithësi. Projekti ka qenë, që në fillim, mirë i planifikuar dhe i realizuar në përputhje me standardet më të larta shkencore.

Prof. Nicola Scaldaferri, Universiteti i Milanos, Itali: Përgjegjësi i këtij projekti, prof. dr. Zymer U. Neziri, është një dijetar i njohur edhe në qarqet ndërkombëtare. Numri i vëllimeve të parashikuara në fazën përfundimtare të këtij projekti, bashkë me koleksionin e librave që prof. dr. Neziri dhe Instituti Albanologjik kanë botuar që disa vite, tashmë përbëjnë një arritje historike, si për kulturën shqiptare ashtu edhe për studimet epike.

Prof. Işık Aydemir, Europa Nostra, Hagë, kryetar i Jurisë: Në veçanti, Juria ka njohur një dime-nsion ndërrajonal të hulumtimit, me rëndësi në të gjithë Ballkanin. Është e rëndësishme për të mbë¬shte¬tur këtë lloj të trashëgimisë jomateriale, e cila ka të bëjë me identitetin rajonal dhe evro-pian. Juria në veçanti ka vlerësuar origjinalitetin e hulumtimit në trashëgiminë jomateriale të Ballkanit.

Çmime: Mendim Special 2016, nga Europa Nostra, kategoria Hulumtim.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …