Ligjëruesja në Fakultetin e Kriminalistikës, Kriminologjisë dhe Studimeve të Sigurisë në Sarajevë dhe hulumtuese e Iniciativës Atlantike, Edina Beqireviq ka tërhequr vërejtjen se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuqiq dhe president i entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës, Republika serbe, Millorad dodik po e përmbushin qëllimin strategjik të Rusisë në Ballkan. Ajo ka deklaruar më tutje se Millorad Dodiku, ndonëse është më i spikaturi në strukturat e njerëzve që angazhohen për interesat e Rusisë në rajon, ai nuk merr asnjë vendim pa u këshilluar paraprakisht me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Ligjëruesja, Edina Beqireviq, ka shkruar më tutje se Bashkimi Evropian në vend se t’i adresoj problemet e thella e të rrënjosura, ka zgjedhur qasje e stabilokracisë, pra në ruajtjen e status kuos. “Qasja e stabilokracisë nga BE-ja, gjithashtu, ka kontribuar në zhgënjimin ndaj integrimeve evropiane në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Përparësia e marrëdhënieve ekonomike dhe ruajtja e lidhjeve me regjime si ai i Vuçiqit, kanë penguar adresimin e problemeve thelbësore, si secesionizmi i Dodikut në Bosnjë e Hercegovinë, incidenti në Banjskë të Kosovës dhe ndikimi gjithnjë në rritje i Rusisë” ka deklruar mes tjerash gjatë intervistës për Radion Evropa e Lirë, autorja e librit “Putinizmi në Ballkanin Perëndimor”, Edina Beqireviq.
Kontrolloni gjithashtu
Avni Arifi kritikon reagimet ndërkombëtare, të çuditshme dhe pa drejtim kah Serbia
Opinionisti, Avni Arifi ka drejtuar kritika ndaj qëndrimeve të ndërkombëtarëve pas shpërthimit të së premtes …