Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka komentuar vizitën e shefit të CIA-s, Williams Burns, në rajon. Ajo thotë se kjo vizitë ka dy porosi dhe njëra prej porosive ka të bëj me edhe me Kosovën. Vizita e papritur e shefit të CIA Williams Burns në rajon ka rendësi strategjike për paqen dhe stabilitetin në rajon. Vet fakti që kjo vizitë u realizua në Bosnje dhe më pas në Serbi tregon se porosia është për destabilizuesit e rajonit, mirëpo ka dhe një porosi të tërthortë për Kosoven meqenëse dialogu Kosove – Serbi ishte po ashtu në fokus. Me William Burns kam pasur takim zyrtar në Uashington në mars 2011, menjëherë kur mora detyrën e kryenegociatores në dialogun e Brukselit. Në atë kohë William Burns ishte zëvendëssekretar i shteti i Amerikës”, ka shkruar Tahiri.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …