Duke kundërshtuar prononcimet nga Gjykata Kushtetuese se AKS-ja ka shpërputhje me Kushtetutën, ministrja për Dialog Edita Tahiri, ka theksuar se Marrëveshja për AKS-në, pas vendimit të Kushtetueses, nuk u anulua dhe asnjë pikë e saj nuk u kërkua që të shkojë në rinegocim. Ndërsa ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi tha se në secilën do fazë të vendimeve tona duhet ta njoftojmë Gjykatën Kushtetuese dhe në fund të kemi një proces plotësisht kushtetues dhe të përmbushjes së obligimeve që kemi marrë para bashkësisë ndërkombëtare. Zyrtari i lartë i Serbisë, ultranacionalisti, Milovan Drecun ka kërkuar që nëse marrëveshja për krijimin e Bashkësisë së Komunave Serbe nuk është në harmoni me Kushtetutën atëherë duhet të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës e kurrsesi Marrëveshja. Mbetjet e mendësisë politike ideologjike të Serbisë në Kosovë, siklur puna e Edita Tahirit janë edhe më vendosur ta themelojnë “Zajednicën” sesa vetë krerët e Qeverisë së Serbisë.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …