Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, ka komentuar deklarimin e fundit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që tha se e pranon planin franko-gjerman. Tahiri ka thënë se Kurti e pranoi planin franko-gjerman, pa njohje reciproke dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Albin Kurti s’pyeti fare as per opoziten dhe as për Vetëvendosjen kur pranoi planin pa njohje reciproke dhe asociacionin. Papergjegjesi totale institucionale!” – ka shkruar ajo. Albin Kurti të hënën pas takimit me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, papritmas deklaroi se e pranon planin franko-gjerman, në momentin kur emisari i BE-së, Lajçak i bëri të ditur se gjithçka që është nënshkruar, duhet të zbatohet.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …