Ish-kryenegocitorja për dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka komentuar qëndrimet e dy partive opozitare PDK dhe LDK lidhur me procesin e dialogut dhe marrëveshjes me Serbinë, që është duke u ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Edita Tahiri thotë se fakti që këto dy parti i thanë jo një marrëveshjeje pa njohje reciproke nënkupton se një marrëveshje e tillë s’ka legjitimitet të plotë. Po ashtu ka rënë shumë edhe përkrahja për kryeministrin Albin Kurti në bazë të sondazhit të UNDP-së”, ka shkruar Edita Tahiri.
